Motra e Donika Kadajt akuzohet për mashtrim nga një grup aktorësh: Projekti përfundoi, ajo “u zhduk“ kur erdhi puna te pagesa

Ena Kada, motra e ish-deputetes Donika Kadaj- Bujupi, së fundi ka qenë producente e një seriali i cili u luajt deri në pesë episode e do të publikohej pastaj në një nga televizionet lokale. E njëjta po akuzohet hiq më pak se për mashtrim të bashkëpunëtoreve e aktorëve të këtij produkti medial, pasi që detyrimet…

ShowBiz

16/10/2024 11:48

Ena Kada, motra e ish-deputetes Donika Kadaj- Bujupi, së fundi ka qenë producente e një seriali i cili u luajt deri në pesë episode e do të publikohej pastaj në një nga televizionet lokale.

E njëjta po akuzohet hiq më pak se për mashtrim të bashkëpunëtoreve e aktorëve të këtij produkti medial, pasi që detyrimet profesionale u përmbushën, episodet u luajtën, e pagesa nuk është askund hiç.

Pas përfundimit të projektit, ajo “u zhduk”.

Para jo më shumë se një jave, në drejtim të redaksisë së lajmi.net erdhën disa ankesa nga njëri prej bashkëpunëtorëve të këtij produkti, po ashtu person që mbeti pa pagesë.

Ai i dërgoj edhe bisedat me Kadën e përpjekjet e shumta për të siguruar pagesën e mbetur borgj, por që shpesh mbeti pa përgjigje, e madje përfundoi edhe në listën e bllokave të së njëjtës.

E gjithë kjo me arsyetimin se “po i pengon në privaci”, “po e shqetëson edhe të dielave”, e që “po i bën shantazh”.

Me akuzën për shantazhim dhe se do të shihen në gjykatë për ndërhyrje në jetën private u përballë edhe gazetari i lajmi.net, pasi ky i fundit e kontaktoj për të marrë një përgjigje nga ana e saj mbi çështjen.

“Po ma cenon privacinë dhe po më shantazhon, po merresh me llafe të gojës”, iu kundërpërgjigj ajo gazetarit.

Në video çdo gjë në detaje./Lajmi.net