Rregullat për të gjithë por jo edhe për disa zyrtarë të shtetit- Vetura zyrtare ndalet në zebra për t’i marrë fëmijët nga shkolla
Rregullat e trafikut jo rrallëherë ndodh të thyhen nga pjesëmarrësit në trafik. Ndodh madje që të njëjtat të thyhen edhe nga persona zyrtarë e me pozita vendimmarrëse në shtet. Njëjtë sikur ka ndodhur edhe sot. Në një video të siguruar nga Klan Kosova, tek zebrat në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, një veturë…
Lajme
Rregullat e trafikut jo rrallëherë ndodh të thyhen nga pjesëmarrësit në trafik.
Ndodh madje që të njëjtat të thyhen edhe nga persona zyrtarë e me pozita vendimmarrëse në shtet.
Njëjtë sikur ka ndodhur edhe sot.
Në një video të siguruar nga Klan Kosova, tek zebrat në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, një veturë me targa zyrtare i ndal aty, për t’i marrë fëmijët nga shkolla.
Në pamjet e siguruara në videon bashkangjitur vozitësi i papërgjegjshme i makinës “Pegeout” shihet se si e kryen një veprim të tillë./Klan Kosova