Qeveria ndryshoi vendimin, krijohen kolona të kamionëve me mallra serbe në Merdare
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndryshim të vendimit në lidhje me qarkullimin e produkteve serbe. Qeveria vendosi që në pikën kufitare në Merdar mallrat serbe të hyjnë, por me një kontroll të shtuar në kuadër të kamionëve që bëhet përmes skanerëve. E disa ditë pas këtij vendimi, në këtë pikë kufitare…
Lajme
Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndryshim të vendimit në lidhje me qarkullimin e produkteve serbe.
Qeveria vendosi që në pikën kufitare në Merdar mallrat serbe të hyjnë, por me një kontroll të shtuar në kuadër të kamionëve që bëhet përmes skanerëve.
E disa ditë pas këtij vendimi, në këtë pikë kufitare numri i kamionëve të cilët po presin për t’u futur në Kosovë me mallra serbe është tejet i madh.
Madje sot raportohet se ka kolona të gjata deri në 20 kamionë që po presin për të kaluar pikën kufitare, e për të hyrë në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Që nga 7 tetori të gjithë kamionët me mallra serbe mund të hyjnë në Kosovë, pas kontrollit të detajuar që iu bëhet atyre në mënyrë manuale./Lajmi.net/