Kurti viziton ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998” në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Berlin të Gjermanisë ka vizituar ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998” me kurator Shkumbin Brestovci. Kjo ekspozitë paraqet Historia e rezistencës paqësore dhe e shtetformimit në Kosovë gjatë dekadës së fundit para fillimit të luftës, pra nga viti 1988 e deri…

Lajme

15/10/2024 13:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Berlin të Gjermanisë ka vizituar ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998” me kurator Shkumbin Brestovci.

Kjo ekspozitë paraqet Historia e rezistencës paqësore dhe e shtetformimit në Kosovë gjatë dekadës së fundit para fillimit të luftës, pra nga viti 1988 e deri më 1998.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se aty janë ekspozuar fotografi dhe materiale të tjera dokumentare, përmes së cilave publiku ndërkombëtar mund të njihet me një nga historitë më autentike të një rezistence paqësore kundër një regjimi të apartheidit në Evropë, çfare ishte ajo e popullit të Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX.

“Në kuadër të ekspozitës, mbrëmë u mbajt edhe një panel diskutimi në të cilin morën pjesë Geert Ahrens, diplomat gjerman, që përfaqësoi OSBE-në gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luajti një rol kyç në ndërmjetësimin e fillimviteve ‘90-ta, Rafael Biermann, politolog dhe Linda Gusia, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. Rruga e ndjekur nga vendi ynë Kosova si dhe nga populli dhe liderët politikë të saj në të kaluarën, janë historia e domosdoshme prej nga nisemi për të ardhmen tonë politike krah vendeve të Bashkimit Evropian. E në këtë rrugë, shumçka kalon kah Berlini dhe Gjermania, vendi ynë mik dhe aleat sikur në vitet tona më të vështira, ashtu edhe sot kur synojmë integrimin dhe anëtarësimin në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: