Dogana e Kosovës zbulon dhe kap një sasi prej 1 kg ari të padeklaruar në aeroport

Dogana e Kosovës në një operacion të suksesshëm të kontrollit doganor ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari, me pastërti prej 14 karatësh. Dogana vlerësoi se vlera e arit të ndaluar është 59,294,12 €. “Gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante. Pas hapjes…

Lajme

15/10/2024 13:17

Dogana e Kosovës në një operacion të suksesshëm të kontrollit doganor ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari, me pastërti prej 14 karatësh.

Dogana vlerësoi se vlera e arit të ndaluar është 59,294,12 €.

“Gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante. Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 €” , thuhet në njoftimin e doganës.

Rasti është duke u trajtuar  në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës./Lajmi.net