Ekzekutohen pensionet me 20 % rritje
Ministri i Financave, Hekuran Murati , bëri të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom në bazë të kalendarit me datë 15. Por duke filluar nga ky muaj, pensionet janë me 20 për qind rritje. Ky vendim u mor ditë më parë nga Qeveria e Kosovës. Postimi i plotë i Muratit:…
Lajme
Ministri i Financave, Hekuran Murati , bëri të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom në bazë të kalendarit me datë 15.
Por duke filluar nga ky muaj, pensionet janë me 20 për qind rritje.
Ky vendim u mor ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë i Muratit:
Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit.
Duke filluar nga ky muaj, skemat si vijon ekzekutohen me rritjen prej 20%:
– Pensioni Bazik i Moshës,
– Pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial,
– Pensionet për Aftësi të Kufizuara,
– Pensioni për Personat e Verbër,
– Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë,
– Pensioni Invalidor i Punës,
– Pensioni Familjar, dhe
– Pensioni i Parakohshëm i Trepçës.
Qeveria për të gjithë!./Lajmi.net/