Hoti-Kurtit: Gjendja në FSK nuk mund të fshihet me ikjen nga seanca e Kuvendit

Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të  Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka përmendur një nga zotimet kryesore të kryeministrit aktual, Albin Kurti. “Në çdo seancë të Kuvendit do të përballemi me opozitën”, ka cituar Hoti, Kurtin. Sipas Hotit tashmë kur kanë kaluar katër vite nga qeverisja e Kurtit, pozita po i “ik”, seancave…

Lajme

14/10/2024 17:56

Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të  Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka përmendur një nga zotimet kryesore të kryeministrit aktual, Albin Kurti.

“Në çdo seancë të Kuvendit do të përballemi me opozitën”, ka cituar Hoti, Kurtin.

Sipas Hotit tashmë kur kanë kaluar katër vite nga qeverisja e Kurtit, pozita po i “ik”, seancave të jashtë zakonshme, gjë për të cilën thotë se nuk janë përgjigjur as në pyetjet parlamentare.

“Ndërsa, për katër vite, ai dhe vartësit e tij kanë ikur nga seancat e jashtëzakonshme. Nuk janë përgjigjur as në pyetjet parlamentare”, ka shkruar Hoti.

Ai ndër të tjera ka përmendur edhe ushqimin e ushtarëve të  FSK-së  ku është  kthyer në temë diskutimi kohët e fundit, e ku thotë se gjendja në FSK nuk mund të fshihet me ikjen nga seanca e Kuvendit.

“Gjendja në FSK nuk mund të fshihet me ikjen nga seanca e Kuvendit, ka shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në Facebook. /Lajmi.net/