​Quni për çështjen e ushqimit në FSK: Dështim flagrant dhe cenim i sigurisë kombëtare

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni deklaroi se Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur të planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur. Sipas tij, kjo ministri me kontraktorin e mëparshëm kishte lidhur kontratë urgjente mbi tri herë, ani pse Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Në seancë…

Lajme

14/10/2024 13:37

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni deklaroi se Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur të planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur. Sipas tij, kjo ministri me kontraktorin e mëparshëm kishte lidhur kontratë urgjente mbi tri herë, ani pse Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare.

Në seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për çështjen e ushqimit për FSK-në, Quni deklaroi se mungesa e transparencës në procesin e tenderimit dhe kontraktimi i kompanive të pa kualifikuara janë dështim flagrant e cenim i sigurisë kombëtare.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni deklaroi se Ministria e Mbrojtjes pa planifikim adekuat dhe pa ndjekur procedurat adekuate ka vendosur të aplikojë një procedurë të ngjashme ekstreme emergjente.
“Është thelbësore që Ministria e Mbrojtjes të sigurojë që proceset e prokurimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës të jenë në përputhje me parimet dhe me standardet më të larta të transparencës, konkurrencës së drejtë dhe standardet e NATO-s. Prandaj, nga përvojat e vendeve anëtare të NATO-s, ku Kosova aspiron anëtarësimin është absolutisht e papranueshme që një procedurë kaq e rëndësishme si ajo për ushqimin e ushtrisë tonë të shpërfaq shkeljet elementare, ku procedurat e tilla fillimisht klasifikohen si sekrete e pastaj si procedurë ekstreme emergjente në kundërshtim të plot me legjislacionin dhe praktikat e mira të Ministrive të Mbrojtjes të shteteve demokratike”, deklaroi deputeti Çuni.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Anton Quni deklaroi se Ligji i Prokurimit Publik përcakton se prokurimet e klasifikuara lejohen vetëm në raste të jashtëzakonshme ku kërkohet siguri kombëtare ose në rastet e emergjencave ekstreme.

“Ushqimi nuk përbën asnjë nga këto raste dhe mund të planifikohet në mënyrë efektive. Ndërkaq, përjashtimi i vetëm duhet të jetë në rastet kur FSK-ja angazhohet në misione ndërkombëtare, ku furnizimi me ushqime të freskëta mund të jetë i pamundur dhe ku eventualisht sipas vlerësimeve mund të aplikohen procedura të tilla. Ministria e Mbrojtjes nuk ka arritur të planifikojë përfundimin e kontratës së furnizimit me ushqim në mënyrë të duhur dhe me kontraktorin e mëparshëm kishte lidhur një kontratë të ngjashme urgjente mbi tre herë, për periudha deri në gjashtë muaj me një vlerë mbi shtatë milionë euro, duke u bazuar në procedura të shpallura ekstreme emergjente. Por, Kosova nuk ka shpallur gjendje emergjente kombëtare. Ushqimi nuk është një emergjencë e papritur”, shtoi Quni.

Sipas praktikave të vendeve anëtare të NATO-s, siç shtoi Çuni, procedurat e prokurimit e ushqimit për ushtrinë janë të hapura për publikun për të garantuar transparencë e konkurrencë.

“Mungesa e transparencës në procesin e tenderimit, kontraktikimi i kompanive të pa kualifikuara dhe dështimi për të ndjekur standarde ndërkombëtare janë një dështim flagrant për të respektuar këto detyrime dhe janë cenim i sigurisë kombëtare”, përfundoi deputeti i LDK-së.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes që të evitojë këtë qasje jo-transparente, meqë konsideroi se përfshin pasoja strategjike lidhur me aftësinë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe për