Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë dhe tradhtar që ka lënë ushtrinë e vet pa bukë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në Kuvendin e Kosovës ka folur në lidhje me problemin e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së. Për këtë, Haradinaj e ka fajësuar Kurtin të cilin e ka quajtur spiun të Serbisë e tradhtar, shkruan lajmi.net. “Sot po trajtojmë situatën me logjistikën, shërbimet. Merreni me mend jemi mbledhur…

Lajme

14/10/2024 13:15

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në Kuvendin e Kosovës ka folur në lidhje me problemin e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

Për këtë, Haradinaj e ka fajësuar Kurtin të cilin e ka quajtur spiun të Serbisë e tradhtar, shkruan lajmi.net.

“Sot po trajtojmë situatën me logjistikën, shërbimet. Merreni me mend jemi mbledhur 6 vjet pasi u krijuar Ushtria me u kthyer me fol për logjistikën. Ushtari nuk ka shkuar për ushqimin, për pagën, ai është në gjendje me dhanë racionin e vet ditor për secilin qytetar, ka shkuar me shërbyer deri në frymën e fundit të jetës së vet. Po, është spiun i Serbisë, është tradhtar ai që e le ushtrinë e vet pa bukë. Pse e bën këtë? Pse po i ndodh këtij? Pse jo dikujt tjetër gjatë krejt ekzistencës që 20 vjet. Edhe kjo rastësi, pahiri. I ka lanë pa veshmbathje, mbërrini me lanë edhe pa bukë. Kush e mbron këtë njeri, po e mbroni njeriun që edhe ushtrinë e la pa bukë. Nëse para 6 vjete kemi mbërri me u krenuar që po e krijojmë ushtrinë tonë, ligje që nuk dallojnë nga ushtritë, me fol sot për ushqim, që i ka lanë Albin Kurti pa bukë. Spiun, agjent i Serbisë”, ka thënë Haradinaj në Kuvend. /Lajmi.net/