Berisha: Sot duhet të zgjidhet problemi në FSK dhe duhet të japin dorëheqje ministri, zv/ministri e sekretari

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar sot në lidhje me situatën e krijuar sa i përket ushqimit në FSK. Gjatë seancës së jashtëzakonshme, Berisha tha se s’mund të jenë të sigurt se kjo mazhorancë “do ta avancojë planin dhjetëvjeçar të transformimit të FSK-së”, nëse “nuk arrin ta menaxhojë as furnizimin me ushqim për ushtarët”.…

Lajme

14/10/2024 12:43

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar sot në lidhje me situatën e krijuar sa i përket ushqimit në FSK.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, Berisha tha se s’mund të jenë të sigurt se kjo mazhorancë “do ta avancojë planin dhjetëvjeçar të transformimit të FSK-së”, nëse “nuk arrin ta menaxhojë as furnizimin me ushqim për ushtarët”.

“Pyetja që ne si deputetë duhet ta shtrojmë sot është, si mund të jemi të sigurt nga kjo mazhorancë që do ta avancojë planin dhjetëvjeçar të transformimit të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, nëse nuk arrin ta menaxhojë as furnizimin me ushqim për ushtarët tanë”, deklaroi Bekë Bierhsa.

Po ashtu deputeti i AAK-së, Berisha tha se sot kërkojnë “një përgjigje të qartë nga Qeveria”, dhe “zgjidhje të qartë dhe emergjente”.

Ai po ashtu deklaroi se sot do të duhej të gjendej zgjidhje dhe të japin dorëheqje, ministri , zv/ministri e sekretari.

“Këta tenderë… këtu ish fitimi i madh. Nëse tenderi është 10 euro, me 3 euro po u kryjshin obligimet, tjerat shkojnë nëpër xhepa të njerëzve që unë i di. Për krejt këtë neglizhencë sot duhej të zgjidhej problemi dhe të japin dorëheqje, ministri, zëvendësministri, sekretari i zgjedhur jashtëligjshëm”./Lajmi.net/