Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë drejtuar Nagavcit: 20 vajza të vetëlënduara, asnjë vizitë apo komunikim

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova, gjatë ditës së sotme ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo tha se gjatë kësaj jave nga Ministria e Arsimit nuk kanë marrë asnjë telefonatë, asnjë komunikim apo vizitë. Reagimi i Kumnova-Bacit vjen pas postimit të Nagavcit në Ditën e vajzave ka shkruar se “Si qeveri dhe…

Lajme

12/10/2024 19:23

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova, gjatë ditës së sotme ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo tha se gjatë kësaj jave nga Ministria e Arsimit nuk kanë marrë asnjë telefonatë, asnjë komunikim apo vizitë.

Reagimi i Kumnova-Bacit vjen pas postimit të Nagavcit në Ditën e vajzave ka shkruar se “Si qeveri dhe Ministri e Arsimit iu kemi në vëmendje si asnjëherë më parë”.

Kujtojmë se qysh në fillim të kësaj jave që po e lëmë pas, në Gjakovë janë raportuat tre raste të vetëlëndimeve.

Kjo ‘sfidë’ ka dalur nga një e ashtuquajtur lojë në TikTok.

Numri i viktimave të kësaj loje preku numrin njëzet vetëm brenda 5 ditëve.

Bashkëngjitur reagimi i saj.

“Ministre e Arsimit, për Ditën e vajzave paske shkruar që: ‘Si Qeveri dhe Ministri e Arsimit iu kemi në vëmendje si asnjëherë më parë’. Në cilën vëmendje ministre? Në vëmendjen tënde duhen të ishin prioritet 20 vajza të vetlënduara nga qyteti yt i lindjes? Në vëmendjen tuaj duhet të ishte një vizitë në Gjakovë, një takim me shkollat, krijimi i një task force, masa të shpejta, takim me drejtorat e drejtorive për Arsim të të gjitha komunave. Kjo duhej të ishte vëmendja juaj për ditën e vajzave. Sepse në tërë këtë javë jo të mirë për shkollat tona, nga Ministria që udhëhiqni ju, nuk kemi marrë asnjë telefonatë, asnjë komunikim dhe asnjë vizitë, kur duhej të ishte temë e përbashkët kjo. Dhe fjalia juaj  ‘Le të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë vajzat tona’ nuk duhej të ishte fare në postimin tuaj, sepse e keni dhënë provimin tuaj për ‘mbështetje’ këtë javën e fundit!”, tha drejtoresha e Arsimit në Gjakovë./Lajmi.net