11 të lënduar- 11 makina e një kamion të përfshirë tek aksidentin në Veternik

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Veternik. Të përfshirë në këtë aksident ishin një kamion dhe 11 automjete të tjera. Si shkak i këtij aksidenti deri më tani të lënduar janë 11 persona. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.…

Lajme

11/10/2024 14:52

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Veternik.

Të përfshirë në këtë aksident ishin një kamion dhe 11 automjete të tjera.

Si shkak i këtij aksidenti deri më tani të lënduar janë 11 persona.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident të përfshirë kanë qenë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga Njësia e Trafikut Rrugor”./Lajmi.net/