Rama takohet me kryetarin e Lipjanit, finalizohen detajet për qarkullimin e rregullt të autobusit Prishtinë – Janjevë
Gjatë ditës së sotshme kryetari i Prishtinës ,Përparim Rama, është takuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ku kanë ka bërë të ditur që nga dita e hënë do të fillojë qarkullimi i linjës së autobusit Prishtinë-Janjevë . Në njoftim në rrjetin social ‘’Facebook’’, Rama ka thënë se ofrojmë mbështetje që ky shërbim ti…
Lajme
Gjatë ditës së sotshme kryetari i Prishtinës ,Përparim Rama, është takuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ku kanë ka bërë të ditur që nga dita e hënë do të fillojë qarkullimi i linjës së autobusit Prishtinë-Janjevë .
Në njoftim në rrjetin social ‘’Facebook’’, Rama ka thënë se ofrojmë mbështetje që ky shërbim ti përmbushë nevojat e qytetarëve.
‘’Me këaqësi u takuam me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për të finalizuar detajet e qarkullimit të rregullt të autobusit Prishtinë – Janjevë, që do të fillojë nga e hëna.
Ne si Kryeqytet, po ju ofrojmë mbështetje për realizimin e kësaj kërkese, duke siguruar që ky shërbim të përmbushë nevojat e qytetarëve dhe të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e tyre.’’
Tutje Rama ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të finalizohetdhe linja e autobusëve Prishtinë-Obiliq.
‘’Linjë qarkullimi të autobusëve do të ketë edhe Prishtinë – Obiliq, për pak ditë, duke i ofruar përkrahje edhe kësaj komune në realizimin e kërkesave të banorëve.’’-ka njoftuar ai.