Paralajmërimi për ndërprerje të aktiviteteve të FSK-së, Hoti: Deklarimi i komandantit Jashari është tepër shqetësues

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas kërkesës së komandantit të FSK-së Bekim Jashari lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve. Në rrjetin social Facebook ai është shprehur i shqetësuar që nuk po arrihet të menaxhohet siç duhet çështjet teknike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së. “Si…

Lajme

11/10/2024 13:45

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas kërkesës së komandantit të FSK-së Bekim Jashari lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve.

Në rrjetin social Facebook ai është shprehur i shqetësuar që nuk po arrihet të menaxhohet siç duhet çështjet teknike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së.

“Si mund të jemi të sigurtë se kjo mazhorancë mund të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standarteve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së? Deklarimi i sotëm në media, ku Komandanti i FSK-së ngrit shqetësimet e tij tek Ministri dhe Sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, është tepër shqetësues”, u shpreh Hoti./Lajmi.net/