Osmani: Populli dhe institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se gjatë 25 viteve bashkëpunim me KFOR-in kanë pasur edhe sfida. “Gjatë këtyre 25 viteve ka pasur sfida, ato më të zëshmet kanë qenë ato të shtatorit të vitit të kaluar. Dëshirojë të falënderojë forcat e Kosovës që qëndruan me ne gjatë këtyre kohërave të vështirave dhe posaçërisht gjeneralin…

Lajme

11/10/2024 12:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se gjatë 25 viteve bashkëpunim me KFOR-in kanë pasur edhe sfida.

“Gjatë këtyre 25 viteve ka pasur sfida, ato më të zëshmet kanë qenë ato të shtatorit të vitit të kaluar. Dëshirojë të falënderojë forcat e Kosovës që qëndruan me ne gjatë këtyre kohërave të vështirave dhe posaçërisht gjeneralin Ulutash për pajisjet logjistike që na ndihmuan për ta mbajtur Policinë e Kosovës të sigurt dhe gjeneral Ulutash për profesionalizmin tuaj”, tha ajo.

Ne ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR, kryetarja e shtetit u shpreh populli i Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me misionin e KFOR-it.

“Për 25 vjet keni kaluar me ne në çdo hap, për ta bërë Kosovën një vend të qetë, të sigurt dhe paqësor. Misioni i suksesshëm dhe më i gjatë është ai i KFOR-it….në emër të vendit tim dëshirojë të tregojë dhe të zotohem edhe një herë se populli i Kosovës, institucionet tona do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in, siç kemi punuar edhe në të kaluarën për të treguar që Kosova mbetet një vend i qetë dhe i sigurtë dhe paqësor, që ofron siguri dhe prosperitet qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre”, tha ajo.