Dita Ndërkombëtare e Vajzave, Nagavci: Le të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë vajzat tona!

Me shënimin e Ditës Botërore të Vajzave Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka uruar  të gjithë vajzave të vendit, të kenë guximin të ndjekin ëndrrat e tyre, të besojnë në vlerat e tyre dhe të jenë gjithmonë të forta e të frymëzuara. Nagavci  në rrjetin social ‘’Facebook’’ është shprehur  për mbështetjen e ministrisë që…

Lajme

11/10/2024 12:42

Me shënimin e Ditës Botërore të Vajzave Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka uruar  të gjithë vajzave të vendit, të kenë guximin të ndjekin ëndrrat e tyre, të besojnë në vlerat e tyre dhe të jenë gjithmonë të forta e të frymëzuara.

Nagavci  në rrjetin social ‘’Facebook’’ është shprehur  për mbështetjen e ministrisë që ajo drejton  për vajzat e reja që studiojnë.

“Si Qeveri dhe Ministri e Arsimit, ju kemi në vëmendje si asnjëherë më parë. Barazinë gjinore e kemi të integruar nё kurrikula arsimore, në ligje, strategji dhe programe, nё pёrputhje me Konventёn Evropiane pёr tё Drejtat e Njeriut, Konventёn pёr Eliminimin e tё Gjitha Formave tё Diskriminimit ndaj Gruas, Rezolutën e Kёshillit tё Sigurimit “Gruaja, paqja dhe siguria” dhe instrumente tё tjera’’u shpreh Nagavci.

Tutje ajo ka shtuar  se do të vazhdojë me mbështetjen dhe fuqizimin e vajzave sepse ofrimi i mbështetjes së vajzave  i siguron shoqërisë gra të forta.

“Në mbështetje të vajzave të reja që studiojnë në fusha tradicionalisht të dominuara nga djemtë, që nga marrja e mandatit kemi ofruar 4,630 bursa për vajzat që studiojnë në fushat STEM në universitetet publike.Kështu promovojmë mundёsitë e barabarta të vajzave nё ushtrimin e profesioneve tё ashtuquajtura profesione pёr djem, si inxhinieria, makineria, teknologjia, matematika etj. Po ashtu dy vitet e fundit kemi rritje tё ndjeshme tё pjesёmarrjes sё vajzave nё shkolla profesionale, në arsimin dual.”

Ofrimi i mbështetjes së duhur për ju vajza sot i siguron shoqërisë sonë gra të forta nesër: gra profesioniste, sipërmarrëse, shkencëtare, nëna, mentore dhe udhëheqëse politike.Le të vazhdojmë të mbështesim dhe fuqizojmë vajzat tona!” ka thënë Nagavci./Lajmi.net/