Drita Millaku s’ja fal dakikun e ulet tek LDK-ja, mirëpritet me shumë “dashni” nga bashkëpartiakët

Drita Millaku zyrtarisht nga sot ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Anipse kishte arritur që pjesë e Kuvendit të Ksovës të bëhej nga lista e kandidimit të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit vendosi që të mos pajtohet më me ta për shumë çështje, e të kaloj tek LDK-ja. Zyrtarizmin e Millakut e bëri sot…

Lajme

11/10/2024 12:29

Drita Millaku zyrtarisht nga sot ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Anipse kishte arritur që pjesë e Kuvendit të Ksovës të bëhej nga lista e kandidimit të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit vendosi që të mos pajtohet më me ta për shumë çështje, e të kaloj tek LDK-ja.

Zyrtarizmin e Millakut e bëri sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Millaku që për vite me radhë bëri thirrje për përkrahje të VV-së, madje edhe me parulla e fjalime të ndryshme sot edhe në Kuvendin e Kosovës ndryshoi ulëse.

Madje ishin deputetë e LDK-së që e mirë pritën atë me shumë afërsi.

Disa prej tyre edhe e përqafuan e puthën, duke u treguar kështu shumë të “afërt” me të./Lajmi.net/