Hoxha: Kurti krijon kriza me aleatë për çështje që i pranon pastaj – Propaganda është fusha më e suksesshme e kësaj qeverie

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kryeministri Kurti refuzon çështje dhe krijon kriza me aleatë, vetëm për t’i pranuar më vonë ato që i kishte refuzuar, pas presionit e sanksioneve që i bëhen. Për këtë ai është bazuar pasi ka zbatuar një Marrëveshje të Brukselit, të cilës sipas tij i është…

Lajme

10/10/2024 14:53

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kryeministri Kurti refuzon çështje dhe krijon kriza me aleatë, vetëm për t’i pranuar më vonë ato që i kishte refuzuar, pas presionit e sanksioneve që i bëhen.

Për këtë ai është bazuar pasi ka zbatuar një Marrëveshje të Brukselit, të cilës sipas tij i është kundërvënë prej vitesh.

“Qeveria nuk duhet të mashtrojë opinionin publik—Kosova do të përfaqësohet me asteriks dhe Kurti duhet të sqarojë nëse ka ndryshuar vetëm protokolli i tavolinës apo nëse traktati i CEFTA-s mbetet i pandryshuar, ku UNMIK-u është ende palë. Propaganda vazhdon të jetë fusha më e suksesshme e kësaj qeverie”, ka shkruar Hoxha. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: