Shala: Sipas sondazhit tonë PSD nuk e kalon pragun, LVV-ja ka 49 %

Partia Socialdemokrate, nuk do ta kalonte pragun nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, sipas një sondazhi të cilin kjo parti i ka besuar UBO.. E kjo dhe kostoja financiare kanë qenë arsyet se pse PSD nuk do të garojë në zgjedhje. Këtë e ka bërë…

Lajme

09/10/2024 22:35

Partia Socialdemokrate, nuk do ta kalonte pragun nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025, sipas një sondazhi të cilin kjo parti i ka besuar UBO..

E kjo dhe kostoja financiare kanë qenë arsyet se pse PSD nuk do të garojë në zgjedhje.

Këtë e ka bërë të ditur Azdren Shala nga kjo parti në Tëvë1.

Megjithatë ai ka thënë se ka një rritje të simpatisë nga qytetarët për këtë parti.

“Kemi realizua sondazhe nga UBO.. që i ka bë, ne nuk e kalojmë pragun. Kemi pas një lëvizje pozitive po jo të mjaftueshme me kalu pragun, ku 13 përqind e qytetarëve janë shprehur se dëshirojnë me pa në Kuvend PSD-në. Pra kostoja financiare dhe rezultati aktual janë dy arsyet kryesore”, tha ai.

I pyetur se nga ky sondazh cili ka qenë rezultati për Lëvizjen Vetëvendosje ai ka thënë se ka dal 49 përqind pa diasporën.