Kryetarja e Preshevës kërkon nga Kurti rritje të fondit në 4 milionë euro për vitin 2025

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përkrahjen që i ka bërë Preshevës. Ajo ka shkruar se përmes vizionit të Kryeministrit Kurti, kanë arritur rezultate historike për qytetarët duke përfshirë sigurimin e një linje të rregullt buxhetore dhe mbështetje të pakursyer në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia…

Lajme

09/10/2024 18:06

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përkrahjen që i ka bërë Preshevës.

Ajo ka shkruar se përmes vizionit të Kryeministrit Kurti, kanë arritur rezultate historike për qytetarët duke përfshirë sigurimin e një linje të rregullt buxhetore dhe mbështetje të pakursyer në fusha kyçe si arsimi, shëndetësia dhe zhvillimi ekonomik.

Sinani ka falënderuar Kurtin për ndihma financiare gjatë pandemisë dhe për përmbytjet në Preshevë, rritjen e buxhetit për Luginën në 3 milionë euro për vitin 2024, financimin e bursave për studentët dhe shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe si dhe për angazhimin për ligjin e shtetësisë së Kosovës dhe mbështetjen për licencimin e mjekëve.

Sinani ka kërkuar nga Kurti rritje të fondit në 4 milionë euro për vitin 2025, në fusha prioritare si arsimi, kultura, sporti, bujqësia dhe ruajtja e trashëgimisë kombëtare, të cilat sipas saj janë kyçe për zhvillimin dhe mirëqenien e shqiptarëve të Luginës.

“Angazhimi i qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet një shtyllë e rëndësishme për të siguruar që qytetarët tanë të kenë mundësi të barabarta për zhvillim dhe prosperitet, duke ruajtur identitetin tonë kombëtar”, ka shkruar Sinani përmes një dokumenti drejtuar Kurtit.

Postimi i saj i plotë: