Haradinaj hedh fotografinë kur VV-ja dhe Lista Serbe votonin njëzëri: Në vend që të koordinohen me Amerikën, këta bashkëpunojnë me terroristë serb

Në media sot është publikuar një audio-incizim ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq. Në këtë bisedë, Kusari-Lila dëgjohet teksa flet me Radojicq në lidhje me Projektligjin për Pagën Minimale. Ndër të tjerash aty flitej edhe për koordinim votash në mes Listës Serbe dhe…

Lajme

09/10/2024 15:19

Në media sot është publikuar një audio-incizim ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet teksa bisedon me kryekriminelin serb, Milan Radojiciq.

Në këtë bisedë, Kusari-Lila dëgjohet teksa flet me Radojicq në lidhje me Projektligjin për Pagën Minimale.

Ndër të tjerash aty flitej edhe për koordinim votash në mes Listës Serbe dhe VV-së për kalimin e këtij projektligji.

E pas këtij publikimi ka reaguar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai tha se incizimet e publikuara tregojnë mirë se ka hi ka të kthyera antenat Qeveria.

Haradinaj deklaroi se në vend që të koordinohen me Amerikën e aleatë, këta bashkëpunojnë me terroriste serb.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të Kuvendit të Kosovës gjatë votimit, ku shihen deputetët e të dyja partive duke ngritur duart.

Postimi i plotë:

Incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka te kthyme antenat qeveria e tij.

Në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terrorista serb.

I tillë ishte koordinimi kundër UÇK-së në përfshirjen e tyre ne ligjin e pagave ku publikisht votuan kundër.

I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin.

Të tilla janë mashtrimet e nëpasnjëshme me të cilat Kurti dhe kasta e tij tash e katër vite i ushqen popullin me popullizëm e në anën tjetër armiqësoi vendin me aleatët kryesorë.

Vlerat tona kombëtare nuk ka qeveri e as individ që mund t’i thyej. Mobilizimi për t’i largu këta mashtrues e shërbëtorë jugosllav tashmë nuk është vetëm detyrë, por mision që kërkon gjithëmobilizim./Lajmi.net/