Aleanca Kosovare e Bizneseve: Nga viti 2025, tatimi në pronë në Kosovë më i larti në Ballkan

Qytetarët e Kosovës parashihet që nga viti i ardhshëm të paguajnë më shumë tatim në pronë private dhe komerciale. Kjo si shkak i ligjit të ri që Kosova të ketë tatim më të lartë, e sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve, Kosova do të ketë tatimin më të lartë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.…

Lajme

09/10/2024 15:12

Qytetarët e Kosovës parashihet që nga viti i ardhshëm të paguajnë më shumë tatim në pronë private dhe komerciale.

Kjo si shkak i ligjit të ri që Kosova të ketë tatim më të lartë, e sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve, Kosova do të ketë tatimin më të lartë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në një reagim publik të bërë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve është theksuar se ligji i ri për tatimin në pronë, që është miratuar gjatë vitit të kaluar do të ketë efekt në ngritjen e lartë të tatimit në pronë, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast AGK ka bërë të ditur se kundërshtojnë një ligj të tillë sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit deri në 300% dhe se kjo është barrë e lartë për bizneset dhe investitorët në Kosovë.

Reagimi i plotë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve:

Tatimit në pronë private dhe komerciale më e larta në Kosovë nga viti 2025

Në Kosovë tatimit në pronë komerciale dhe private nga viti 2025 do të jetë me e larta në Ballkanin Perëndimor.

Ligji I ri për tatimin në pronë, I miratuar vitin e kaluar do të ketë efekt në ngritjen të lartë të tatimit në pronë dhe Prona Komerciale nga viti I ardheshme.

AKB e kundërshton këtë ligj sepse do të ketë ngritje të faturave të tatimit në pronë komerciale 200-300%,kjo është një një barrë e lartë për bizneset dhe investitorët më ndikim negative të drejpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB dhe kryetari i saj Agim Shahini i kërkojnë Qeverisë së Kosovës amandamentimin e këtij ligji në mënyrë që projekt-ligji I Ri të diskutohet me biznese dhe me qytetarët të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/