Kjo është arsyeja që Kurti sot qëndroi në veri të Mitrovicës dhe Leposaviq dhe s’ka të bëjë me çështje sigurie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur sot ditën në veri të vendit, saktësisht në Leposaviq. Por këtë herë Kurti atje ishte për arsye “shëndetësore”, por jo të tij. Kurti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj dhe ekipin e tij diskutuan mbi çështjen problematike të…

Lajme

09/10/2024 10:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur sot ditën në veri të vendit, saktësisht në Leposaviq.

Por këtë herë Kurti atje ishte për arsye “shëndetësore”, por jo të tij.

Kurti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj dhe ekipin e tij diskutuan mbi çështjen problematike të grave atje të cilat sipas tij detyrohen që të shkojnë për të lindur në “Novi Pazar” apo në Mitrovicë, e që është një distancë shumë e madhe.

“Pse gratë në Leposaviq nuk kanë klinikën e tyre gjinekologjike apo gjysme klinikën këtu? Prandaj erdhëm sot së bashku me ministrin dhe drejtorin e Gjinekologjisë në Prishtinë për të parë nëse ky objekt është në parim i pranueshëm për hapjen e kësaj klinike, në mënyrë që gratë nga Leposaviqi të mund të lindin këtu”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka vizatuar edhe një memografi në Leposaviq, që është vendosur në shënim të muajit “Rozë” apo ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kurti bëri të ditur se para se të shkonte në Leposaviq u ndal edhe në veri të Mitrovicës.

“Duam të ndërgjegjësojmë të gjithë, jo vetëm gratë dhe vajzat, por edhe burrat. Pra të gjithë qytetarët për rrezikun e kancerit të gjirit. Parandalimi dhe vendosja e një diagnoze sa më te hershme do të kontribuojë për shëndetin e grave, por edhe të gjithë neve, familjeve tona dhe qytetarëve tanë”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, shëndeti dhe objektet adekuate shëndetësore do të sigurojnë mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve./Lajmi.net/