Ndalohet një shtetas kosovar në Tabanovc, dyshohet se dorëzoi dokument personal të falsifikuar
Pasditen e djeshme në vendkalimin kufitar në Tabanovc të Maqedonisë së Veriut, zyrtarët policorë kanë ndaluar një person nga Kosova të dyshuar për falsifikim të dokumenteve personale. I njëjti është një 42 vjeçar me inicialet SH.A. “Dje në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Tabanovc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë ndaluar 42-vjeçarin SH.A. nga…
Lajme
Pasditen e djeshme në vendkalimin kufitar në Tabanovc të Maqedonisë së Veriut, zyrtarët policorë kanë ndaluar një person nga Kosova të dyshuar për falsifikim të dokumenteve personale.
I njëjti është një 42 vjeçar me inicialet SH.A.
“Dje në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Tabanovc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë ndaluar 42-vjeçarin SH.A. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrolleve është konstatuar se kishte dorëzuar patentë shoferi Polonisë të falsifikuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ai është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB./Lajmi.net