Ramadani-Sveçlës: Njoftimet bëje serbisht sepse tregu i Kosovës u rihap për Serbinë gjenocidiale

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlës pas njoftimit të këtij të fundit në lidhje me mallrat serbe. Sveçla këtë njoftim e ka bërë në gjuhën shqipe dhe angleze, e saktësisht për këtë i ka reaguar Ramadani shkruan lajmi.net. Ramadani përmes një njoftimi në Facebook i…

Lajme

08/10/2024 14:24

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçlës pas njoftimit të këtij të fundit në lidhje me mallrat serbe.

Sveçla këtë njoftim e ka bërë në gjuhën shqipe dhe angleze, e saktësisht për këtë i ka reaguar Ramadani shkruan lajmi.net.

Ramadani përmes një njoftimi në Facebook i ka kërkuar ministrit Sveçla që njoftimin ta bëj serbisht pasi që ata janë përfituesit.

“Njoftimin për lejimin e mallrave serbe në Kosovë më së paku keni nevojë ta bëni në shqip dhe anglisht. Bëjeni serbisht, sepse ata janë përfituesit kryesorë. Mallrat e Serbisë nga prodhues të shumtë të lidhur me Vuçiqin, Vulinin, Radojçiqin, Gasheviqin, Vuçeviqin e Knezeviqin. Bëjeni serbisht sepse tregu i Kosovës u rihap për Serbinë gjenocidiale, që nuk e ka dorëzuar Radojçiqin dhe terroristët tjerë”, ka shkruar Ramadani në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: