Kurti flet me kryetarët e komunave për qentë endacak: Jemi gati të bashkëfinancojmë për sigurinë e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë me radhë me kryetarët e komunave të Kosovës. Derisa ka paraqitur sukseset dhe të arriturat e Qeverisë, Kurti ka përmendur një ndër problemet e qytetarëve e që janë qentë endacak. Kurti ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të caktojnë vend-lokacionet për ndërtimin e…

Lajme

08/10/2024 13:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot mbledhjen e shtatë me radhë me kryetarët e komunave të Kosovës.

Derisa ka paraqitur sukseset dhe të arriturat e Qeverisë, Kurti ka përmendur një ndër problemet e qytetarëve e që janë qentë endacak.

Kurti ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të caktojnë vend-lokacionet për ndërtimin e qendrave për trajtimin e përkohshëm si dhe të vazhdojnë fushatën me kastrim, sterilizim dhe vaksinim.

“Informacionet tregojnë se në disa komuna organizohen luftëra me qenë dhe si rezultat krijohen laboratorë shumimi. Qentë më pas braktisen e më pas sulmojnë. Qeveria është e gatshme të bashkë-financojë bazuar në nevojat reale duke i siguruar qytetarët nga sulmet e qenve endacak të cilat janë bërë lajme pothuajse të përditshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti në këtë takim. /Lajmi.net/