Haradinaj: Kurti me 20 euro lëmoshë për pensionistët tentoi ta mbuloj koncesionin për mallrat e Serbisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20% ndaj pensionistëve. Ai ka thënë se me këtë tentoi ta mbuloj lejimin e produkteve të Serbisë në Kosovë të cilën Haradinaj e ka quajtur koncesion. “Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave të Serbisë. Kjo ishte përsëritje e vendimit…

Lajme

08/10/2024 13:01

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20% ndaj pensionistëve.

Ai ka thënë se me këtë tentoi ta mbuloj lejimin e produkteve të Serbisë në Kosovë të cilën Haradinaj e ka quajtur koncesion.

“Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave të Serbisë. Kjo ishte përsëritje e vendimit për heqjen e tarifës 100% që pata vendosur më 2018. Ky është koncesioni i radhës i Albin Kurtit, i cili popullit i shet propagandë e Serbisë i bën koncesione. Ai bën koncesione pasi paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës e pas koncesionit dëmi i mbetet Kosovës. Ai bëri koncesione të vonshme edhe për anëtarësim në Këshill të Evropës, por Kosova mori vetëm dëmin por jo anëtarësimin. Koncesionin e djeshëm tentoi ta mbulojë me 20 euro lëmoshë për pensionistët, por si shoqëri e kemi obligim ta ballafaqojmë me propagandën e tij dhe dëmet që po i bën Kosovës. E thënë edhe më herët, Kurti nuk i shërben Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: