Njësitë Speciale me aksion tek “Pallati i Rinisë”
Njësi të Shumta të Specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar tek objekti i Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Njësitë e Specializuara janë duke kryer një aksion me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Sipas informacioneve të para ky aksion po zhvillohet nën dyshimin për keqpërdorim zyrtar. Derisa në objektin e pallatit po vazhdojnë të…
Lajme
Njësi të Shumta të Specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar tek objekti i Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Njësitë e Specializuara janë duke kryer një aksion me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Sipas informacioneve të para ky aksion po zhvillohet nën dyshimin për keqpërdorim zyrtar.
Derisa në objektin e pallatit po vazhdojnë të jenë prezente shumë forca policore, tashmë nën pranga ka përfunduar një person.
Aksioni është në zhvillim e sipër./Lajmi.net