​Lajçak thotë se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të kryenegociatorëve në Bruksel

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin ka theksuar se do të donte ta organizonte në javët në vijim. Lajçak ka shkruar në Facebook se ka vizituar Mal të Zi, ku ka…

Lajme

07/10/2024 08:24

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka deklaruar se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin ka theksuar se do të donte ta organizonte në javët në vijim.

Lajçak ka shkruar në Facebook se ka vizituar Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit To Be Secure, si dhe ka takuar lidershipin politik për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në vend.

“Theksova se Mali i Zi është i pozicionuar mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë vetvetiu dhe vendi duhet të fokusohet plotësisht në mbylljen e kapitujve dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.