Rasti tragjik i mbrëmshëm tek Liqeni i Badocit, viktimat vdiqën në moshën 21 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 23:00) në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura…

Lajme

06/10/2024 15:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 23:00) në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badocit dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, kishte rënë në liqenin e Badocit.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.

Viktimat janë identifikuar si Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër, Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese, derisa është mësuar tashmë edhe mosha e tyre.

Kushtet atmosferike kishin bërë që të kërkohet edhe ndihma e FSK-së.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë Malë Gashi, për Lajmi.net ka thënë se se dy nga trupat e viktimave janë gjetur në ujë, ndërsa njëri nga ta kishe mbetur brenda veturës.

Gashi tutje tha se është kërkuar intervenimi i FSK-së, për të tërhequr trupat e pajetë, pasi vetura ishte zhytur në ujë dhe nuk ishte parw më.

“Ne ora 23:49 , eshte pranuar informat se nje vetur ka rënë ne liqenin e badovcit dhe ka njerëz brenda. Ekipet menjeher kane dalur në vendin e ngjarjes , aty jane parë shenja dhe pjese te vetures qe ka rene ne liqen, mirepo, vetura ishte shytur ne uje dhe nuk eahte pa. Eshte kerkuar qe te angazhohet FSK pasi qe kane ekip te zhytjes. Ekipi i zjarrfikjes se bashku me 3 peshkatat qe kishin barke kan gjetur vendodhjen e vetures dhe kemi kemi tentuar per ta terhequr nga uji , por nuk kemi arritur sepse ishte thellesi. Kan arritur ekipet e FSK, ( ekipi i zhytjes) , kane fillu kerkimin , eshte gjetur vetura dhe trupat e pa jetë. FSK , ka terhequr du trupa te pa jete dhe ju kane dorezu sherbimeve mjekesore dhe IML. Kemi terhequr edhe veturen ku ne te ishte edhe nje persone i pa jetë”, tha Gashi.