Tragjedia te Liqeni i Badocit, raportohet se viktimat janë këta

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjilan- Prishtinë, ku tre persona kanë vdekur. Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në liqenin e Badocit. Derisa Ahmeti tha se vdekja…

Lajme

06/10/2024 12:43

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjilan- Prishtinë, ku tre persona kanë vdekur.

Lajmin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në liqenin e Badocit.

Derisa Ahmeti tha se vdekja e viktimave është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.

Viktimat janë identifikuar si Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër, Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese, raporton Sinjali.

Viktimat besohet të kenë rënë me veturë në Liqenin e Badovcit.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë Malë Gashi, për Lajmi.net ka thënë se se dy nga trupat e viktimave janë gjetur në ujë, ndërsa njëri nga ta kishe mbetur brenda veturës.

Gashi tutje tha se është kërkuar intervenimi i FSK-së, për të tërhequr trupat e pajetë, pasi vetura ishte zhytur në ujë dhe nuk ishte parw më.