IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve te fundit të shiut:Per momentin nuk rrezikohemi nga vërshimet

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) në  një njoftim  për media ka treguar  të dhënat mbi sasinë e reshjeve që kanë rëne në Kosovë. Sipas këtij njoftimi thuhet se reshje më të dendura ka pasur në Malishevë,Junik dhe Istog. “Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte: Malishevë 52mm ( l/m²)…

Lajme

05/10/2024 11:05

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK) në  një njoftim  për media ka treguar  të dhënat mbi sasinë e reshjeve që kanë rëne në Kosovë.

Sipas këtij njoftimi thuhet se reshje më të dendura ka pasur në Malishevë,Junik dhe Istog.

“Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte: Malishevë 52mm ( l/m²) Junik 36mm. Istog 36mm. Prizren 33mm. Drenas 29mm. Gadime (Lipjan)27mm. Ferizaj 24mm. Viti 23mm. Prishtinë 22mm. Kamenicë 21mm. Mitrovicë 20mm. Gjakovë 15mm”, thuhet në njoftim .

Tutje  IHMK ka njoftuar se territori i Kosovës për momentin nuk është i rrezikuar nga vërshimet.

‘’Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare’’-theksohet në njoftim.

Sa i përket ciklonit të ashtëquajtur ‘’Kasandra’’ IHMK njofton se është  në dobësim edhe pse reshjet do të vazhdojnë sot e nesër në disa pjese të Kosovës por që do jenë me intensitet më të ulët.

‘’Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!’’ ka njoftuar IHMK./Lajmi.net.