Rukiqi:Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar 2 kilometra rrugë të reja
Zyrtari i LDK-së,Berat Rukiqi, mëngjesin e sotshëm e ka nisur me kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja. Ai në rrjetin social Facebook është shprehur se gjatë mandatit të kësaj qeverie janë shtruar vetëm 2 kilometra rrugë të reja. ‘’Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar…
Lajme
Zyrtari i LDK-së,Berat Rukiqi, mëngjesin e sotshëm e ka nisur me kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja.
Ai në rrjetin social Facebook është shprehur se gjatë mandatit të kësaj qeverie janë shtruar vetëm 2 kilometra rrugë të reja.
‘’Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar 2 kilometra rrugë të reja. Nëse e llogarisim në baza ditore, i bjen 1.7 metra në ditë (Burimi: Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave).’’
Tutje ai shtoi se kjo qeveri 240 milionë euro tendera i’u ka dhënë dostave e financuesve partiakë.
“Mos të harrojmë: Kjo Qeveri ka menaxhuar me 12 miliardë euro, prej të cilave 240 milionë ju kanë dhënë tendera dostave dhe financuesve të partisë”, ka shkruar ai.