Abdixhiku viziton familjet në fshtrat Ngucat dhe Astrazup të Malishevës: ”Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lumir Abdixhiku, sonte ka vazhduar vizitat në familje në fshatrat Astrazup dhe Ngucat të Malishevës. Në rrjetin Facebook ai njofton për mirëpritjen e mirë që i bënë dhe me brengat që përballen banorët e këtyre fshatrave. “U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Lumir Abdixhiku, sonte ka vazhduar vizitat në familje në fshatrat Astrazup dhe Ngucat të Malishevës.
Në rrjetin Facebook ai njofton për mirëpritjen e mirë që i bënë dhe me brengat që përballen banorët e këtyre fshatrave.
“U mirëprita ngrohtësisht nga shumë familjarë në këto dy fshatra. Brengat e tyre na prekin të gjithëve. Përballja me çmime, mungesa e gjërave bazike – madje dhe vet rrymës – e historitë e të rinjve që largohen nga Kosova ishin krejt të zakonshme”, tha Abdixhiku.
Tutje ai shtoi se me udhëheqjen e Lduhur këto probleme do reduktohen dukshëm.
“Ky nuk duhet të jetë realiteti ynë sot. Me udhëheqjen e duhur, ne mund të krijojmë vende pune, të përmirësojmë arsimin dhe të ofrojmë paga të dinjitetshme për të mbajtur familjet tona të bashkuara. Prandaj, le ta ndërtojmë një Kosovë të jetueshme për qytetarët tanë! Një Kosovë që merret me brengat e tyre në secilin hap!-thuhet në njoftim.