AKP: Njoftim për shpallje publike për qiradhënie

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të aseteve atraktive në shumë komuna të Kosovës. Njoftimi i plotë: Kushtet e përgjithshme: Periudha e Qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu edhe ndërprerje për shkaqe të privatizimit ose çështjeve tjera relevante. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore kurse për shfrytëzimin e…

Lajme

04/10/2024 17:31

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të aseteve atraktive në shumë komuna të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kushtet e përgjithshme:

  1. Periudha e Qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu edhe ndërprerje për shkaqe të privatizimit ose çështjeve tjera relevante. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore kurse për shfrytëzimin e hapësirave reklamuese aplikohet qiraja vjetore.
  2. Për njësinë 2. Qiramarrësi potencial duhet ta ketë parasysh se për qellim të shfrytëzimit të hapësirës fillimisht duhet te bëhet ndarja fizike e lokalit nga pjesa tjetër e Hotel “Molika” dhe të instaloj njehsor të veçantë për rryme.
  3. Qiramarrësi potencial duhet te paguaj shumën që është e barabartë me shumën pagesës së qirasë për një muaj menjëherë pas nënshkrimit të kontratës;
  4. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç.
  5. Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen  në emër të qiramarrësit pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
  6. Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi) në Zyrën Qendrore të AKP-së në Prishtinë.
  7. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: nr. i Njësisë, emri i NSh-së dhe vendndodhja e asetit.
  8. Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Garancioni duhet të jetë në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës
  9. Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari adekuat për Dorëzim të Ofertës, formulari për qiradhënie vjetore (për toka bujqësore) dhe formulari për qiradhënie mujore (për qiradhënie komerciale), të cilët formularë mund të merren në Divizionin e Kontrollit dhe Administrimit Direkt të AKP-së, apo të shkarkohen nga ueb-faqja: pak-ks.org. Nëse nuk përdoret forma adekuate e ofertimit, ofertuesi do të diskualifikohet.
  10. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
  11. Ofertat do të pranohen në datën 10.2024 prej orës 13:15 – 14:15 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç.
  12. Zarfet do të hapen publikisht në Divizionin e Kontrollit dhe Administrimit Direkt, Zyra Qendrore e AKP-së në Prishtinë me datën 10.2024 nga ora 14:20.
  13. Ofertat përmes faksit nuk do të pranohen.
  14. Palët e interesuara për shikimin fizik të aseteve për Njësitë 1, 2,3 dhe 4 për marrjen e informatave dhe shikimin fizik të aseteve mund të kontaktojnë Ud. Drejtorin Menaxhues të NSH Inex Sharr Planina Brezovicë z. Zoran Geric në nr. tel 045/483-284 si dhe për Njësia 5 Kryetarin e Bordit të Përkohshëm Menaxhues të NSH Jatex z. Naser Bordoniqi në nr.tel 044/616-800. Sipërfaqet e prezantuara më lart janë të përafërta dhe të dhënat më të sakta me ortofoto mund të merren nga personat kontaktues të lartpërmendur.
  15. Kjo shpallje përpos që do të publikohet në media në gjuhën Shqipe dhe Serbe në Kosovë do të publikohet edhe në ueb faqen zyrtare të AKP-së;
  16. Në çmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë edhe TVSH 18%, etj.
  17. Në ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet që ofertuesi i parë për nga koha, ka përparësi.

Pagesa e Qiramarrjes:

Ofertuesi fitues është i obliguar që të paguaj shumat me pagesa të rregullta paraprake mujore, duke filluar me pagesën e parë të caktuar në fillimin e kësaj Kontrate të Qirasë, dhe, deri në masën që është e zbatueshme, me pagesa mujore në vijim, të caktuara në të njëjtën ditë të muajit vijues, (apo më herët në rast se data e pagesës së parë apo ndonjë pagesë tjetër mujore rastis të jetë ndonjë festë publike.

Dispozita të përgjithshme:

Pronat /asetet e  Ndërmarrjeve Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovica dhe Jatex Gjakovë, paraqitur si më lartë ofrohen për qiradhënie dhe Ofertuesit kanë përgjegjësinë të verifikojnë përshkrimin dhe kushtet e aseteve (gjendjen faktike) dhe AKP do të konsiderojë se ofertuesit kanë dijeni të mjaftueshme në lidhje me pronat e ofruara për qiradhënie dhe nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë pengim të posedimit/shfrytëzimit eventual.

Të gjitha njësitë  ofrohen për qiradhënie si njësi të veçanta.

Në rast se ofertat janë nën çmimin e tregut të vlerësuar bazuar në asetet e tjera të dhëna me qira,  komisioni për vlerësimin e ofertave ka të drejtë të refuzoj ato oferta.

Ofertuesit me ndalesë ofertimi:

  • Personat fizik apo juridik të cilët kanë uzurpuar paluajtshmërinë në pronësi shoqërore, ndaj të cilëve Agjencia apo NSh -ja ka iniciuar procedurë gjyqësore për lirimin e pronës dhe kompensimin e dëmeve eventuale;
  • Personat fizik dhe juridik që: (i) nuk i kanë respektuar kushtet e ndonjë kontrate të lidhur me Agjencinë ose me çfarëdo ndërmarrje që administrohet nga Agjencia (ekzistenca dhe natyra e atij mosrespektimi do të përcaktohet nga Agjencia sipas zgjedhjes së saj), (ii) kanë borxh ose gjobë të pashlyer ndaj Agjencisë ose ndonjë ndërmarrje që administrohet nga Agjencia, (iii) personat fizik ose juridik të cilët nuk kanë paguar gjobat e caktuara nga Agjencia ose që i nënshtrohen ndonjë kërkesëpadie ose kontesti (pa marrë parasysh nëse çështja e tillë është ngritur në gjykatë apo tjetërkund);

Ofertat do të pranohen me 18.10.2024 prej orës 13:15 – 14:15 në zarf të mbyllur në:

Zyra Qendrore e AKP-së  në Prishtinë; Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Nr. 55 Lakrishtë, 10000 Prishtinë

Tel: 038/500-400 lok. 1130; email: [email protected];  www.pak-ks.org


OBAVEŠTENJE – JAVNI OGLAS ZA ZAKUP

Opšti uslovi:

  1. Period zakupa je do 1 godine sa mogućnošću produženja kao i sa mogućnošću prekida zbog privatizacije ili ostalih relevantnih pitanja. Za komercijalnu upotrebu primenjuje se mesečna zakupnina, a za korišćenje reklamnog prostora primenjuje se godišnja zakupnina.
  2. Za jedinicu 2. potencijalni zakupac treba imati u vidu da radi korišćenja prostora prvo mora da izvrši fizičku podela lokala od ostalog dela Hotela „Molika“ i da ugradi poseban strujomer;
  3. Potencijalni zakupac treba jednom ratom da uplati zakupninu za jedan mesec neposredno po potpisivanju ugovora;
  4. Ponude se mogu podneti individualno za svaku jedinicu pojedinačno.
  5. Ponude se moraju predati lično ili u slučaju predaje u ime zakupca onda stranka mora imati ovlašćenje overeno kod notara.
  6. Ponude treba dostaviti u zapečaćenoj koverti (jedna koverta – jedna ponuda za jednu jedinicu), dostaviti Glavnoj kancelariji KAP-a u Prištini.
  7. Na koverti (spolja) treba navesti: br Jedinice, naziv DP-a i lokaciju imovine.
  8. U slučaju zakupa u vrednosti preko € 1.000 mesečno, pre potpisivanja ugovora će se tražiti od pobedničkog ponuđača da dostavi bankarsku garanciju (ne pismo obavezivanja od banke) ili garanciju izdatu od ovlašćene osiguravajuće kuće. Garancija mora biti jednaka vrednosti šest (6) mesečnih zakupnina prema ugovoru.
  9. Za podnošenje ponude treba koristiti odgovarajući Obrazac za podnošenje ponude, obrazac za godišnji zakup (za poljoprivredno zemljište) i obrazac za mesečni zakup (za komercijalni zakup), koji se obrasci mogu dobiti u Diviziji za kontrolu i direktnu administraciju KAP-a, ili preuzeti sa veb stranice: www.pak-ks.org. Ako se ne koristi odgovarajući obrazac za podnošenje ponude, ponuđač će biti diskvalifikovan.
  10. Kriterijum za izbor pobedničkog ponuđača za dotične jedinice biće ponuda sa najvećim iznosom.
  11. Ponude će biti primljene dana 18.10.2024. godine od 13:15 – 14:15 časova u zapečaćenoj koverti za svaku jedinicu pojedinačno.
  12. Koverte će se javno otvoriti u Diviziji za kontrolu i direktnu administraciju, Glavna kancelarija KAP-a u Prištini dana 18.10.2024 od 14:20 časova.
  13. Ponude putem faksa neće biti prihvaćene.
  14. Strane zainteresovane za fizički pregled imovine za Jedinice 1, 2, 3 i 4 i za dobijanje informacija mogu kontaktirati vd. upravnog direktora DP Inex Šar Planina Brezovica g. Zorana Gerića na br.tel 045/483-284 kao i za Jedinicu 5 predsedavajućeg Privremenog odbora direktora DP Jatex g. Nasera Bordoniqija na br.tel 044/616-800. Gorenavedene površine su približne i tačniji podaci sa ortoslikama mogu se dobiti od gorenavedenih kontakt osoba.
  15. Ovaj oglas osim što će biti objavljen u medijima na albanskom i srpskom jeziku na Kosovo biće objavljen i na zvaničnoj veb stranici KAP-a.
  16. U cenu ukupne ponude treba uključiti sve primenljive poreze na Kosovu, uključujući i PDV 18%, itd.)
  17. U onim slučajevima kada postoje dve iste ponude, to se reguliše tako da prvi ponuđač po vremenu, ima prednost.

Plaćanje zakupnine:

Pobednički ponuđač je dužan da unapred uplaćuje redovne mesečne iznose, počevši sa prvom uplatom koja je predviđena na početku ovog Ugovora o zakupu, i do mere koliko je sprovodljivo, mesečne naknadne uplate, koje su određene za isti dan narednog meseca (ili ranije ukoliko datum prve uplate ili bilo koje druge mesečne uplate pada na neki zvanični praznik.

Opšte odredbe:

Gorenavedene imovine Društvenih preduzeća Inex Šar planina Brezovica i Jatex Đakovica nude se u zakup i ponuđači imaju odgovornost da verifikuju opis i uslove imovina (činjenično stanje) i KAP će smatrati da ponuđači imaju dovoljno znanja o ponuđenoj imovini za zakup i neće biti odgovorni za bilo kakvo ometanje posedovanja/eventualnog korišćenja

Sve jedinice se nude u zakup kao posebne jedinice.

Ukoliko su ponude ispod tržišne cene na osnovu drugih imovina izdatih pod zakup, komisija za procenu ponuda ima pravo da odbije takve ponude.

Ponuđači sa zabranom nadmetanja:

  • Fizička ili pravna lica koja su uzurpirala nepokretnu imovinu u društvenom vlasništvu, prema kojima je Agencija ili DP pokrenulo sudski postupak za oslobađanje imovine i nadoknadu eventualne štete;
  • Fizička i pravna lica koja: (i) nisu poštovala uslove bilo kakvog ugovora zaključenog sa Agencijom ili sa bilo kojim preduzećem kojim upravlja Agencija (postojanje i prirodu takvog prekršaja odrediće Agencija po sopstvenom nahođenju), (ii) imaju dug ili neplaćenu novčanu kaznu prema Agenciji ili prema određenom preduzeću kojim upravlja Agencija, (iii) fizička ili pravna lica koja nisu platila novčane kazne određene od strane Agencije ili koja su predmet bilo kog tužbenog zahteva ili spora (bez obzira da li je to pitanje podneto u sudu ili u nekom drugom mestu);

Ponude će biti primljene 18.10.2024. godine od 13:15 – 14:15 časova u zapečaćenoj koverti u:

Glavnoj kancelariji KAP-a u Prištini; Adresa: Ul. Dritan Hoxha, br. 55 Lakrishtë, 10000 Priština

Tel: 038/500-400 lok. 1130; email: [email protected];  www.pak-ks.org

Ky artikull është i sponsorizuar!