Aksidenti me armë zjarri ku mbeti e plagosur një grua, Syla: Është në gjendje të rëndë

Një aksident me armë zjarri ka ndodhur para disa orësh në rrugën “Mukadeze Lika”, -Mahaxheri në Prishtinë. Një zyrtar policor raportohet të ketë plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij. Derisa e njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë për lajmi.net se…

Lajme

04/10/2024 16:12

Një aksident me armë zjarri ka ndodhur para disa orësh në rrugën “Mukadeze Lika”, -Mahaxheri në Prishtinë.

Një zyrtar policor raportohet të ketë plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij.

Derisa e njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka thënë për lajmi.net se gjendja e gruas është e rëndë.

Teksa Syla tha se gruaja pritet që  t’i nënshtrohet intervenimit në sallën operative.

“Është në gjendje të rëndë. Njëherë për njëherë është gjendja e rëndë, janë krye ekzaminimet, tash po priten intervenimet e ekipeve të anestezionit dhe kirurgjisë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/