Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një grua

Të shtëna me armë zjarri pati sot gjatë ditës në Prishtinë. Një grua është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Mukadeze Lika-Muhaxheri” në Prishtinë. Lajmi për këtë plagosje është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një…

Lajme

04/10/2024 15:34

Të shtëna me armë zjarri pati sot gjatë ditës në Prishtinë.

Një grua është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Mukadeze Lika-Muhaxheri” në Prishtinë.

Lajmi për këtë plagosje është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ajo.

Po ashtu Ahmeti bëri të ditur se hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë dhe IPK-në janë duke u marrë me rastin./Lajmi.net/