Gjilani së shpejti me qendër ditore për të moshuarit, bujtinë për studentët, dhe kuzhinë humanitare

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë vendosur sot gurëthemelin e e një projekti të rëndësishëm. Projekti përfshin: qendër ditore për të moshuar, bujtinë për student dhe kuzhinë humanitare. Ky kompleks do të ofrojë: shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në…

Lajme

03/10/2024 17:40

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, kanë vendosur sot gurëthemelin e e një projekti të rëndësishëm.

Projekti përfshin: qendër ditore për të moshuar, bujtinë për student dhe kuzhinë humanitare.

Ky kompleks do të ofrojë: shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë, dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty.

Lajmin të ditur e bëri Kastrati në një postim të tij të fundit në Facebook, përcjell lajmi.net.