Kontrata Kolektive, Imeri: Kjo Qeveri po degradon shëndetësinë në Kosovë

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se Qeveria aktuale, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë i ka sjellë punëtorët dhe institucionet shëndetësore në gjendje të mjerueshme. Sipas Imerit, Qeveria ka përjashtuar këtë Federatë edhe nga çdo dialog dhe diskutim për Kontratën Kolektive, me arsyetim siç…

Lajme

03/10/2024 16:41

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se Qeveria aktuale, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë i ka sjellë punëtorët dhe institucionet shëndetësore në gjendje të mjerueshme.

Sipas Imerit, Qeveria ka përjashtuar këtë Federatë edhe nga çdo dialog dhe diskutim për Kontratën Kolektive, me arsyetim siç tha ajo “po i ndërpresim të gjitha kontratat sektoriale kolektive për arsye se po bie ndesh me ligjin e pagave”.

“Problemet, hallet, pikën se ku kemi ardhur dhe në çfarë gjendje të mjerueshme kjo qeveri e ministri i ka sjellë punëtorët shëndetësore dhe institucioneve, por edhe federatën ku e ka degraduar, nuk ka më ku shkon më ulët. Jemi të përjashtuar në çdo komision, duke filluar prej kontratës kolektive që e kanë shkëputë një anshëm. Arsyetimi i tyre ka qenë se “po i ndërpresim të gjitha kontratat sektoriale kolektive, për arsye se po bie ndesh me ligjin e pagave”, ka thënë Imeri.

Imeri, ka përmendur disa nga problemet që ka shëndetësia e Kosovës për momentin.

“Duhet të jetë në secilin komision, pjesë e grupit për hartimin e ligjeve, të bëhet kontrata kolektive qe na ka krijuar kaq handikap te madh, duhet të kërkojmë që të zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e datës 1 shkurt, ku njeh të drejtën e shtesës tranzitore të cilën këta e kanë bo ulje, të hiqet diskriminimi në institucione, akoma që një vit e gjysmë që është bërë ligji, akoma ka zbritje në paga”,ka theksuar ajo.

Ndërsa, nënkryetari i FSSHK-së, Blerim Delia ka shtuar se kur ka ardhur puna ta nënshkruajë Kontratën Kolektiv, ‘ministri Vitia nuk e ka pasur një vullnet të tillë’.

Sipas tij, FSSHK, gjithashtu ka dërguar rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës, por e njëjta që dy vite nuk po merr një vendim.

“Ne e kemi negociua Kontratën Kolektive sektoriale një vit e gjysmë draftin. E kemi përgatit draftin, e kemi finalizua kontratën selektive sektoriale për të cilën po flasim. Kur ka ardhur puna me nënshkrua ministri, bashkë me kryetarë, ministri nuk e ka vullnetin….13:17 Ne e kemi dërguar në gjykatë, por gjykata po heziton që dy vite për një vendim…14:08 Nëpër spitale kanë premtuar se nuk do të mbyllen reparte, kanë filluar me mbyllje, të parën e kanë bë para 3-4 ditë në Mitrovicë, reparti infektiv po mbyllet.. Po ikin mjekët, me të madhe, infermierë trefishi i mjekëve, po degradohet shëndetësia e Kosovës”, ka shtuar Delia.

Kontrata e përgjithshme kolektive përfshinë 370 mijë punëtorë të shëndetësisë, të sektorit publikë e privat.