Nga Amerika në Gjermani- Presidentja Osmani udhëton tani për në Paris, me ftesë të presidentit Macron

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate. Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani do të ketë adresim në një nga seancat…

Lajme

03/10/2024 14:47

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.

Gjatë qëndrimit në Paris, Osmani do të ketë adresim në një nga seancat e Frankofonisë, gjersa do të takojë edhe homologë të saj. Presidentja dhe Zotëriu i Parë janë ftuar në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti Macron në Pallatin Élysée, në drekën zyrtare të shtruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, si dhe në një sërë aktivitetesh përcjellëse në kuadër të Samitit.

Ky samit mbledhë krerët e shteteve anëtare, anëtarë të asociuar, anëtarë vëzhgues, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe të ftuar te tjerë.

Duhet përkujtuar që pas Amerikës ku qëndroi disa ditë, presidentja ishte në Gjermani, e tani do të lëviz drejt Francës./Lajmi.net/