Pagat e mësimdhënësve në Viti: Nagavci: Gabim i vetë Komunës së Vitisë, duhet t’i shqyrtojnë udhëzimet nga Ministria e Financave

Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator ende. Për këtë është deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka thënë se ndihet keq që mësimdhënësit në Komunën e Vitisë nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator. Ajo ka thënë se kjo ka ndodhë për shkak…

Lajme

03/10/2024 12:55

Punëtorët e arsimit të Komunës së Vitisë nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator ende.

Për këtë është deklaruar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila ka thënë se ndihet keq që mësimdhënësit në Komunën e Vitisë nuk i kanë marrë pagat e muajit shtator.

Ajo ka thënë se kjo ka ndodhë për shkak të një lëshimi të kësaj komune, duke shprehur besimin se kryetari i saj dhe gjithë personeli do të marrin seriozisht në shqyrtim udhëzimet e Ministrisë së Financave.

“Sa jam informuar ky është një lëshim, gabim i vetë Komunës së Vitisë dhe unë ndihem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës por edhe për shkak të situatave të krijuara në të kaluarën, ku nuk është planifikuar implementimi i kontratës kolektive, tashmë janë mësimdhënësit ata që po e pësojnë. Unë pres që kryetari i komunës dhe udhëheqja e komunës me prioritet t’i shqyrtojnë udhëzimet që u ka dhënë Ministria e Financave”, ka thënë Nagavci të enjten.