Gjykata merr vendim që mos ta depërtojë në Kosovë predikuesin radikal selafist

Gjykata gjermane në Koln ka marrë vendim që të mos e depërtojë predikuesin selafist, Abdul Alim Hamza për në Kosovë. Gjykata ka refuzuar depërtimin e planifikuar për Hamzan që ndodhet në paraburgim që nga shtatori. Si fillim planifikohej që ai të depërtohet në Kosovë, por gjykata tashmë mori një vendim tjetër. Sipas gjykatës administrative, nuk…

Lajme

03/10/2024 12:48

Gjykata gjermane në Koln ka marrë vendim që të mos e depërtojë predikuesin selafist, Abdul Alim Hamza për në Kosovë.

Gjykata ka refuzuar depërtimin e planifikuar për Hamzan që ndodhet në paraburgim që nga shtatori.

Si fillim planifikohej që ai të depërtohet në Kosovë, por gjykata tashmë mori një vendim tjetër.

Sipas gjykatës administrative, nuk janë ofruar prova të mjaftueshme që kosovar përbente kërcënim për rendin dhe demokracinë, transmeton lajmi.net.

Hamza ishte akuzuar nga qyteti i Bonit për përhapje të propagandës dhe urrejtjes në internet.

Sipas tyre, aktiviteti i Abdul Alim Hamza përbënte rrezik dhe se dëbimi i tij ishte mirëpritur.

Sipas raportimeve të medias “WDR”, ajo çfarë do të ndodh me të akuzuarit është e paqartë dhe kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në kudër vendim, mund të bëhet ankim në Gjykatën e Lartë Administrative për Shtetin e Rhein-Vestfalisë së Veriut në Munster.

Ndryshe Hamza ishte raportuar se është i martuar dhe ka tre fëmijë të mitur me shtetësi gjermane.

Gjykatësi kanë shpjeguar po ashtu se ai mund të ketë të drejtën e qëndrimit sipas ligjit të Bashkimet Evropian./Lajmi.net/