Kurti në Forumin e Varshavës, ish deputeti gjerman: Dëshmon se sa gabim është QUINT-i me përjashtimin ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Varshavës me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”. Duke shpërndarë videon e adresimit të Kurtit në këtë Forum, ish-deputeti gjerman Reinhard Butikofer ka shkruar se prania e Kurtit aty është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Ai e…

Lajme

03/10/2024 11:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Varshavës me temë “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”.

Duke shpërndarë videon e adresimit të Kurtit në këtë Forum, ish-deputeti gjerman Reinhard Butikofer ka shkruar se prania e Kurtit aty është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

Ai e ka vlerësuar gabim përjashtimin e Kosovës nga QUINT-i, shkruan lajmi.net.

“Ftesa për Albin Kurtin për të adresuar në këtë Forum ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është Quint në përjashtimin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar Butikofer në “X”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në “X”: