Kurti në takim me zëvendëskryeministrin e Polonisë në fokus çështjet e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gawkowski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale, zhvilluan dje takim bilateral. Ky takim është zhvilluar edhe sot ku po merr pjesë edhe ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci, derisa në fokus ishin çështjet e sigurisë mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike, në kuadër të ditës…

Lajme

03/10/2024 09:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gawkowski njëherësh ministër i Çështjeve Digjitale, zhvilluan dje takim bilateral.

Ky takim është zhvilluar edhe sot ku po merr pjesë edhe ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci, derisa në fokus ishin çështjet e sigurisë mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike, në kuadër të ditës së dytë të Forumit për Siguri të Varshavës.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë takim pjesë e ekipit ishte zëvendëskryeministri i Polonisë, Krzysztof Gaëkoëski, ministri i Drejtësisë, Adam Bodnar, ministri i Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, ambasadori i Austrisë në Poloni e ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Ëerner Fasslabend, Andreas Stadler, dhe drejtori i Fondacionit Casimir Pulaski, Zbigniew Pisarski, si dhe publicisti i njohur polak dhe kryeredaktori i gazetës Wyborcza, Adam Michnik.

“Së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe shefin e Misionit tonë në Poloni, ambasadorin Drilon Gashi në takime të njëpasnjëshme që në fokus kishin çështjet e sigurisë, mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike, në kuadër të ditës së dytë të Forumit për Siguri të Varshavës. Takuam zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gaëkoëski e ministrin e Drejtësisë, Adam Bodnar, ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, ambasadorin e Austrisë në Poloni e ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Ëerner Fasslabend, Andreas Stadler, dhe drejtorin e Fondacionit Casimir Pulaski, Zbignieë Pisarski, si dhe me publicistin e njohur polak dhe kryeredaktorin e gazetës Ëyborcza, Adam Michnik”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq ai mes tjerash tha se mbrëmja u mbyll me një pritje të organizuar për diasporën në Poloni.

“Poloninë e kemi shtet mik për shumë vite. Na ka mbështetur ndër vite. Me hapjen e Misionit të Kosovës në Poloni sivjet, po zgjerojmë dhe forcojmë partneritetin ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë”, shkroi Kurti. /Lajmi.net/