Mblidhet Komisioni, shqyrtohen tri projektligje që kanë të bëjnë me legjislacionin e BE-së

Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen tri projektligje që kanë të bëjnë me përputhshmërinë e legjislacionit të BE-së. Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për…

Lajme

03/10/2024 08:18

Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen tri projektligje që kanë të bëjnë me përputhshmërinë e legjislacionit të BE-së.

Do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe shqyrtimi i Projektligjit për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.