Bedri Hamza me thirrje për qytetarët që ti bashkohen PDK-së
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së,Bedri Hamza ka lansuar videon e tij ku iume bëhet thirrje qytetarëve që ti bashkohen PDK-së. Hamza fton qytetarët që të bashkohen kauzave të PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit për një jetë më të mirë. “Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë…
Lajme
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së,Bedri Hamza ka lansuar videon e tij ku iume bëhet thirrje qytetarëve që ti bashkohen PDK-së.
Hamza fton qytetarët që të bashkohen kauzave të PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit për një jetë më të mirë.
“Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë Kosovën kështu si është sot apo e duam një Kosovë ku mund të bëjmë më shumë? A i kemi rrogat e mira, a po ia ofrojmë rinisë arsimin që e meriton, a po përkrahen bizneset sa duhet, a janë pensionet të mjaftueshme dhe a është mirë Kosova?”
“Unë besoj në potencialin e Kosovës dhe kjo nuk është më e mira që ne e duam. Ekonomia, arsimi e shëndetësia mund të jenë më mirë”- thotë Hamza.
Video këtu: /lajmi.net/