Gjendje e “mjerueshme”, hapësira para shkollës “Elena Gjika” mbulohet nga mbeturinat
Një situatë mjaftë e pazakontë dhe aspak e hijshme ka ndodhur sot pranë shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU) “Elena Gjika” në kryeqytet. Hapësira para objektit shkollor, që ishte shndërruar edhe në një park të vogël u mbulua nga mbeturinat. Nxënësit e kësaj shkolle vazhdimisht kanë hedhur mbeturina të shumta, që aty krijuan një…
Lajme
Një situatë mjaftë e pazakontë dhe aspak e hijshme ka ndodhur sot pranë shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU) “Elena Gjika” në kryeqytet.
Hapësira para objektit shkollor, që ishte shndërruar edhe në një park të vogël u mbulua nga mbeturinat.
Nxënësit e kësaj shkolle vazhdimisht kanë hedhur mbeturina të shumta, që aty krijuan një kaos të vërtetë.
Në disa fotografi të realizuar pak më parë vërehet qartë se gjendja është mjaftë e keqe, e se padyshim askush “nuk merakoset” se si të largohen e pastrohen ato.
Ndërsa javë më parë shkolla fillore “Elena Gjika”, ishte kthyer në temë diskutimi për shkak të një dokumenti të lëshuar nga kjo shkollë ku kërkohej nënshkrimi si: “Prindi 1 dhe Prindi 2”. /Lajmi.net/