“Katër vjet pa funksionalitet” – Deliu kritikon Qeverinë për pagat dhe gjendjen në FSK
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë për muajin shtator – në fund të këtij muaji siç parashihet me ligj – duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë e qartë e mungesës së funksionalitetit të shtetit. Sipas Deliut,…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë për muajin shtator – në fund të këtij muaji siç parashihet me ligj – duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë e qartë e mungesës së funksionalitetit të shtetit.
Sipas Deliut, qeveria ka treguar neglizhencë dhe mungesë kompetence në menaxhimin e financave publike, gjë që ua ka vonuar pagat rreth 82 mijë shërbyes civilë.
“Unë kam qenë e vetëdijshme, për mua nuk është që ka ndodh ndonjë absurditet i madh, sepse vetëm funksionalitet të shtetit këtë kohën e fundit, dhe këto katër vite të Qeverisë nuk e kemi pa.
Dhe këtë de-funksionalitet e shohim në çdo segment të shoqërisë.
Deliu ka kritikuar Qeverinë edhe për shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.
Ajo shtoi se kjo situatë është një tregues i nivelit shqetësues me të cilin funksionojnë pjesëtarët e FSK-së.
“Shqetësimet brenda FSK dhe largimi i pijetarëve dhe braktisja e FSK kanë qenë tema të përhershme q i kemi përmendur si opozitë. Edhe për shkak të nivelit të cilit FSK-ja duhet ta ketë në vitin 2024, një forcë që ka qenë krenari e Kosovës me miqtë dhe aleatët tanë. Absolutisht që është në nivel që Qeveri ame politika ad-hoc ta kthejë ushtarin e Kosovës, për të cilin ne krenomi i madh i vogël, në një pozitë të tilla, sa ata të bëhen fokus i mediave vendore e ndërkombëtare se si p ushqehet ushtari i FSK-së. Për mua është shqetësim nivelin me të cilin funksionojnë pjesëtarët e FSK-së”, ka shtuar Deliu. /dukagjini