Osmani takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts, flasin për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të  Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas. Në takim me ministrin Douglas, Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e…

Lajme

01/10/2024 18:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të  Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas.

Në takim me ministrin Douglas, Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja.

Ndërkaq Presidentja Osmani theksoi interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët. /Lajmi.net/