Musliu Shoshi kërkon futjen e Kosovës në agjendë për anëtarësim në KiE

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi po merr pjesë në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Gjatë fjalimit të saj, ajo ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i KiE-së që Kosova të futet në Këshillin e Ministrave në maj të 2025-ës, transmeton lajmi.net. “Angazhimi dhe përkushtimi juaj për funksionimin e demokracisë, sundimit…

Lajme

01/10/2024 15:55

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi po merr pjesë në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Gjatë fjalimit të saj, ajo ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i KiE-së që Kosova të futet në Këshillin e Ministrave në maj të 2025-ës, transmeton lajmi.net.

“Angazhimi dhe përkushtimi juaj për funksionimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut largon dyshimin në këtë proces për të drejtën e merituar të Kosovës për të qenë pjesë e këtij institucioni”, tha Musliu-Shoshi.

Musliu-Shoshi tha se janë të përkushtuar dhe e mirëpresim mbështetjen e bashkëpunimit që Kosova të jetë pjesë e kësaj agjende.

”Jemi të përkushtuar dhe mirëpresim mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj për të qenë në agjendën e takimit të radhës ministror në maj 2025″shtoi ajo./Lajmi.net/